Koncert në TKM për nder të 30 viteve të marrëdhënieve dypalëshe maqedono-japoneze

од admin_kult
Logo

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov dhe Komisioneri për Marrëdhënie Kulturore të Japonisë, Shunichi Tokura, i cili ndodhet për  vizitë pune dyditore në vendin tonë, do të marrin pjesë në koncert të Orkestrës së Muzikës Jazz në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në mbrëmje në orën 18:00.

Koncerti mbahet për nder të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë.

Para fillimit të koncertit janë paraparë fjalime të shkurtra përshëndetëse nga ministri Llutkov, komisioneri Tokura, ambasadorja e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Otsuka Kazuya, si dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.

Në koncert, Orkestra Jazz do të interpretojë kompozime të frymëzuara nga vepra origjinale maqedonase, si dhe një kompozim autori nga i ftuari Nobuo Watanabe nga Japonia.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе