Ekspozita e Jana Maneva-Çuposka në QIK-Stamboll

од admin_kult

Qendra Kulturore dhe Informative Maqedonase në Stamboll shpall ekspozitën të artistes së shquar maqedonase dhe kryetares së Shoqatës së Artistëve Figurative të Maqedonisë, Jana Maneva-Çuposka. Ekspozita e titulluar “Të dashuruarit në pandemi”, do të hapet sonte (27 nëntor) në ora 19:00 në sallonin e QIK- Stamboll.

“Të dashuruarit në pandemi” është një seri prej tridhjetë vepra – vizatime dhe kolazhe të realizuara në teknikë të kombinuar: laps, qymyr, akrilik dhe tempera. E frymëzuar nga periudha e pandemisë së koronavirusit, Maneva-Çuposka e përcjell gjendjen e saj psikologjike dhe emocionale përmes kompozimeve figurative, duke e theksuar dashurinë si simbol të shpresës dhe ripërtëritjes. Titulli i ekspozitës ka  kuptim simbolik, duke aluduar në nevojën për t’u kthyer në normalitet.

“Përmes paraqitjeve të saj figurative dhe simbolike, dashuria shfaqet si motivi kryesor dhe si përgjigja më e fortë ndaj krizës. Na kujton se është dashuria ajo që është simboli universal që na lidh dhe na shpëton”, njofton QIK-Stamboll.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе