Unioni i shoqatave profesionale maqedonase në industritë kreative UMPAKI Shkup organizon Forumin e katërt ndërkombëtar për industritë kreative: Inovacioni dhe kreativiteti si kapital në ekonominë kreative të martën (26 nëntor) nga ora 10:00 në qendrën arsimore kulturore “Laborator”.
Forumi synon të nxjerrë në pah rolin e kulturës dhe krijimtarisë si nxitës të ekonomisë kreative si dhe të analizojë mundësitë që ofron inovacioni dhe transformimi digjital.
Ngjarja do të mbledhë më shumë se 30 të ftuar, aktorë të ndryshëm, duke përfshirë sipërmarrës, novatorë, liderë në industritë kreative, profesorë, organizata të shoqërisë civile si dhe përfaqësues nga institucionet qeveritare dhe partnerët ndërkombëtarë.
Sot (25 nëntor) në Qendrën e dizajnit dhe inovacionit “Dhoma publike” do të mbahet takim konsultativ me përfaqësues të sektorit në bashkëpunim me Këshillin Britanik. Do të ndahen njohuri nga ekspertë nga Britania e Madhe, trendet dhe praktikat e mira në lidhje me ekonominë e tyre kreative, e cila do të pasohet nga një diskutim i fokusuar për identifikimin e 10 prioriteteve për këtë sektor në Maqedoni.
Ngjarja mbështetet nga UNESCO përmes projektit “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”, projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian që synon të inkurajojë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke përforcuar sektorët kulturorë dhe kreativ për rritjen e ndikimit socio-ekonomik, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Këshilli Britanik, dhe në bashkëpunim me nismën “Serbia krijon” dhe KEA Bruksel.