Bëhuni pjesë e formësimit të së ardhmes së industrive kreative në Maqedoni!
Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Këshilli Britanik, UMPAKI dhe Dhoma publike ju ftojnë në “Forum Shkup – Konsultime sektoriale”, që do të mbahet të hënën, më 25 nëntor 2024, në ora 13:00. Ky sesion pune do të mbledhë profesionistë kreativ për të zhvilluar rekomandimet kryesore për të gjithë sektorin kreativ në vend.
Gjatë ngjarjes, profesionistët kreativ do të bashkëpunojnë me kolegët e tyre në tema, si:
• Ndërtimi i identitetit të ri përmes ngjarjeve të mëdha kulturore;
• Forcimi i komunikimit në sektor (ndërtimi i rrjetit);
• Edukimi për karrierë kreative;
• Përmirësimi i kushteve për produksion kreativ.
Në forum do të përfshihen edhe qëndrimet e ekspertëve nga Britania e Madhe, shkëmbimi i trendeve dhe praktikave më të mira nga ekonomia e tyre kreative, pasuar nga diskutime të fokusuara për përcaktimin e 10 prioriteteve për sektorin kreativ në Maqedoni.
Data dhe ora: 25 nëntor ora 13:00
Vendi: Dhoma publike, “50. Divizioni” nr. 22, Shkup