Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe e Kosovës mbajtën sot një seancë të përbashkët në Prishtinë, pas së cilës u nënshkruan marrëveshjet bilaterale dhe memorandumet e bashkëpunimit në disa fusha.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin bilateral në fushën e kulturës mes dy vendeve, me mundësitë për avancimin e tij.
“Në periudhën në vijim do të përgatisim program apo kalendar të ri të ngjarjeve që do të intensifikojnë bashkëpunimin tashmë të frytshëm mes teatrove të dy vendeve, do të institucionalizojnë bashkëpunimin mes filarmonisë kombëtare, ansambleve folklorike dhe do të përpiqemi të realizojmë aktivitete në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore që posedojmë”, theksoi ministri Llutkov.
Ai shprehu besimin se me nënshkrimin e një marrëveshje të re për bashkëpunim kulturor, do t’i jepet një shtysë shtesë në vendosjen dhe promovimin e bashkëpunimit institucional, projekteve dhe nismave të përbashkëta.