Në Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Zagreb të shtunën u hap ekspozita “Një mbrëmje e peizazhit maqedonas në Zagreb” nga artisti i mirënjohur maqedonas Vlladimir Temkov dhe koncert i muzikës maqedonase nga “Piano Trio” (oboe, fagot dhe piano) i përbërë nga tre artistë të njohur të muzikës Tatiana Petrushevska, Marjan Milloshevski dhe Petar Makarievski.
Në koncert u interpretuan vepra të kompozitorëve maqedonas dhe u prezantua krijimtaria muzikore maqedonase me shumëllojshmërinë e formës, karakterit dhe mendimit muzikor.
Ekspozitën e piktorit akademik Vlladimir Temkov e hapi drejtoresha e QIK-ut të Maqedonisë, mr. Mimi Gjorgoska Ilievska, e cila ndër të tjera theksoi: “Temkov në pikturat e tij krijon historinë e tij krijuese, estetike i cili në shumë mënyra i ngjan një rebusi kompleks mendimi dhe ideje. Por, mjeshtëria e Temkovit qëndron në faktin se, përmes renditjes së tij konceptuale të linjës, formës dhe ngjyrës, ai arrin të na ofrojë përgjigjet e mundshme për ato gjëegjëza, por, siç i ka hije çdo piktori të madh, nuk na imponon kurrë të vetmen përgjigje kufizuese. Pikërisht këtu qëndron pika kryesore e pikturës së Temkovit – para se shikuesi të hapë portat e zgjidhjeve të mundshme pamore të problemit artistik, por kurrë nuk preferon vetëm një zgjidhje”.