Simpoziumi i Shoqatës së kritikëve të Artit AIKA- Maqedoni

од admin_kult

Nesër (19 nëntor) në ora 13:00, në Galerinë Kombëtare në objektin Çifte Hamam do të mbahet simpozium i Shoqatës së kritikëve të artit- AIKA Maqedoni.

Simpoziumin do ta hapë kryetarja e AIKA Maqedoni, dr. Ana Frangovska, me fjalë hyrëse, e më pas fituesi i çmimit për kritikë arti “Lladisllav Barishiq”, Ilija Prokopiev, do të prezantojë projektin hulumtues “Shkëputja me artin (siç e dimë atë)”.

Organizatori bën me dije se pjesa kryesore e këtij edicioni të simpoziumit do të trajtojë temën: “Tryezë e mbajtur apo e rrumbullakët?” duke kërkuar modelin: ‘Piktura e gjallë” (Tableau vivant) apo zëri i kritikës?”, konceptuar dhe koordinuar nga dr. Natali Rajçinovska- Pavleska, anëtare e AIKA- Maqedoni.

“Kjo temë nxjerr në pah zhvillimin e peizazhit të kritikës së artit në përgjithësi, duke përfshirë edhe vendin tonë, dhe fton për dialog të pasur për qëllimin e saj, modelet dhe drejtimet e ardhshme”, informojnë nga Shoqata e kritikëve të artit AIKA Maqedoni. Nga aty shtojnë se për këtë temë, përveç koordinatores, prezantime të veta do të kenë edhe dr. Viktoria Vaseva Dimeska, dr. Melentie Pandillovski dhe Maja Çankullovska-Mihajllovska.

Simpoziumi organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе