Shfaqje treditore e filmit dhe muzikës maqedonase në Beograd

од admin_kult

Nga 14 deri më 16 nëntor në Teatrin Parobrod në Beograd do të mbahet aktiviteti treditor me shfaqje filmash nga autorë të mëdhenj maqedonas, i pasuruar me programe muzikore dhe artistike që do të jenë pjesë e revysë kushtuar filmit maqedonas.

Revyja e filmit maqedonas do të mbahet në tri pjesë- filmi, muzika dhe segmenti kulturor-biznes. Seksioni i filmit përfshin dokumentarë, filma të shkurtër dhe artistikë, si dhe klasikë maqedonas (në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë së Veriut) dhe ditarë filmik (në bashkëpunim me “Filmske Novosti” të Serbisë). Kuriozitet i veçantë janë ditarët filmik, materiale arkivore të pabotuara deri më tani nga “Filmske novosti” të cilat do të tregojnë segmente të jetës në Maqedoni.

Festivalin do ta hapë filmi dokumentar me famë botërore “Toka e mjaltit” ndërsa pas shfaqjes do të bisedohet me regjisoren Tamara Kotevska. Shfaqja do të pasohet me performancën e Pijan Sllavej. Një vend të veçantë në program zë filmi kult “DAE” i regjisorit Stole Popov, si dhe filmat me metrazh të shkurtër “Poli i Veriut” i Maria Apçevska dhe “Bugs” i regjisorit Igor Ivanov-Izi.

Drejtor i revysë është Jordanço Petkovski (“Filmoskopia”), ndërsa drejtor artistik Vardan Tozia.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе