Festimi i 100-vjetorit të vdekjes së Xhakomo Puçinit, sonte në orën 20:00 nis me shfaqjen e operës me katër akte “Bohemia” nga Giacomo Puccini, me regji të Dejan Proshev. Shfaqja është pjesë e projektit “Muaji i Puçinit”, në të cilin do të interpretohen edhe vepra të tjera të tij.
Shfaqja është bërë përmes skenografisë masive të Zoran Nikollovskit dhe kostumografisë shumëngjyrëshe të Marija Pupuçevska, koncert-mjeshtre është Verica Llambevska, mjeshtrja e korit Jasmina Gjorgjeska dhe Gjurgica Dashiq. Interpretojnë Domenico Menini (Itali), Anastasia Doroshenko (Gjermani), Goran Naçevski, Dragan Ampov, Vladimir Sazdovski, Katerina Stojanovska, Neven Siljanovski, Borko Bijovski, Jane Dunimagloski, Aleksandar Nikodinovski, Tihomir Jakimovski, Emma Ginovska dhe të shoqëruar nga të Operës dhe Baletit Nacional
Përveç “Bohemia”, këtë muaj do të shfaqen edhe operat “Madame Butterfly” (16.11.2024), “Tosca” (23.11.2024) dhe “Turandot” (29.11.2024).