“Peripecitë e Mozartit” titullohet koncerti që do të mbahet sonte në Filarmoni nga ora 20:00 në të cilin do të performojë Sergej Mallov nga Rusia si solist dhe dirigjent.
Programi përfshin vepra të Mozartit dhe Çajkovskit.
Violinisti rus Sergej Mallov është një nga virtuozët e famshëm në botën e muzikës klasike sot. Ai ka interpretuar me orkestra si Orkestra e BBC-së e Londrës, Orkestra e Filarmonisë e Londrës, Orkestra e Radios Bavareze, Filarmonia e Oakland, Filarmonia e Tokios, Filarmonia e Helsinkit etj.