Kinoteka e RMV-së do të shënojë Ditën botërore të trashëgimisë audiovizuale

од admin_kult

Me prezantimin e projektit për restaurimin digjital të filmit “Letra” të regjisorit të filmit dhe teatrit Vasill Hristov-Vusi, Kinoteka e RMV-së do të shënojë sot (28 tetor) Ditën botërore të trashëgimisë audiovizuale – 27 tetor në ora 12:00. . Në film rolet i interpretojnë Branko Gjorçev, Silvija Stojanovska, Aleksandar Mikiq dhe Emil Ruben. Në të njëjtën kohë, sot në orën 20:00 do të shfaqet dokumentari me metrazh të shkurtër “Dae” nga Stole Popov, i cili u nominua për “Oscar” nga Akademia amerikane e filmit në vitin 1979 si dhe dokumentari i shkurtër “Ogan” , skenar dhe regji nga Stole Popov, fitues i Çmimit të parë kryesor në Festivalin e filmit dokumentar dhe të shkurtër në Beograd në vitin 1974. Në fund të mbrëmjes Kinoteka paralajmëron film artistik surprizë për të pranishmit.

Me rastin e Ditës botërore të trashëgimisë audiovizuale deri në fund të tetorit, në mbrëmje në kuadër të programit filmik të Kinotekës do të shfaqen tituj nga kinemaja maqedonase, e cila këtë vit shënon jubileu. Nga data 28 deri më 31 tetor në kinema do të shfaqen titujt e filmave vendas, krijimi dhe ekzistenca e të cilëve duhet theksuar këtë vit. Të gjithë këta filma në 2024 po festojnë përvjetorin e tyre.

27 tetori – Dita botërore e trashëgimisë audiovizuale është vendosur nga UNESCO dhe shënohet nga të gjitha arkivat botërore të filmit, kinematë, muzetë, bibliotekat dhe organizatat që punojnë në fushën e mbrojtjes së materialeve audiovizuale, të udhëhequra nga Këshilli koordinues i shoqatave të arkivave audiovizuale (KKSHAA). Me shfaqje, ekspozita, promovime, tryeza të rrumbullakëta, prezantime dhe ngjarje e programe të tjera, të gjitha këto organizata, organe dhe institucione përpiqen të tërheqin vëmendjen për domosdoshmërinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë filmike si pjesë e kujtesës kulturore kolektive.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе