Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, ka takuar ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës, Veronique Hulman Marty, me ç’rast është shprehur gatishmëria për thellimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se ka hapësirë për investime në bashkëpunimin kulturor, si dhe në shkëmbimin e përvojave në fushën e turizmit, duke theksuar mundësitë që ofrojnë institucionet e sistemit për përmirësimin e kapaciteteve në këto fusha.
U theksua se përmes Ambasadës, Zvicra zbaton programe zhvillimore në vendin tonë në disa sektorë, duke përfshirë mbështetjen për forcimin e skenës së pavarur në kulturë.
Duke qenë se kultura është hallka kyçe e zhvillimit të një shoqërie, ambasadori Hulman Marti bëri të ditur se nga dhjetori i këtij viti, Zvicra do të nisë zbatimin e një programi 9-vjeçar për mbështetjen dhe zhvillimin e këtij sektori. Është planifikuar që procesi shumëvjeçar të ndiqet nga një organ këshillimor në të cilin do të përfshihet si përfaqësues i lartë një anëtar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Ministri Llutkov e njoftoi ambasadorin Hulman Marti për transformimin e Ministrisë dhe integrimin e departamentit të turizmit. Në këtë kuadër, folën për aktivitetet e zhvilluara nga Ambasada e Zvicrës në drejtim të mbështetjes së të gjitha degëve të turizmit, me theks të veçantë në sportet aventureske, duke promovuar pjesë të vendit tonë dhe duke integruar të rinjtë në arritjen e përfitimeve ekonomike dhe të vendit.
Në takim u bisedua edhe për “Shkupin – kryeqyteti evropian i kulturës”, për mundësinë e shfrytëzimit të përvojave nga Zvicra, si dhe për projektet aktuale që janë në funksion të këtij manifestimi, si: ndërtimi i Sallës Universale, rikonstruksioni i sportelit – salla e Postës, hapja e Kalasë së Shkupit, si dhe rehabilitimi i Skupit.