Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, ka takuar ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj, me ç ‘rast është theksuar bashkëpunimi tradicionalisht i shkëlqyer kulturor ndërmjet dy vendeve.
Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e promovimit të projekteve nga ky bashkëpunim, si dhe u theksua mbështetja e madhe që Kroacia, si vend anëtar i BE-së, i jep rrugës së integrimit evropian të vendit tonë.
Bashkëbiseduesit ndanë përvojat e tyre nga vizita e fundit e ministrit Llutkov në Zagreb dhe nga takimet me ministren e Kulturës dhe Medias, Nina Obuljen Korzhinek dhe Ministrin e Turizmit dhe Sportit, Tonçi Gllavina, si dhe për performancën e suksesshme të ” Tanecit” në sallën e përplot “Lisinski”.
Ministri Llutkov dhe ambasadori Tiganj diskutuan shembuj të shumtë të bashkëpunimit në nivel institucional në kulturë në të gjitha fushat e artit, si dhe u theksua rëndësia e aktiviteteve të Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Zagreb, ndërsa roli kyç që ka luajtur Qendra në forcimin e marrëdhëniet mes dy kulturave.
Në takim u diskutua për integrimin e sektorit të turizmit në Ministri, ku u theksua se vendi ynë është i gatshëm të zbatojë përvojat e shkëlqyera që ka Kroacia në fushën e turizmit, si dhe nevoja për lidhjen e drejtpërdrejtë të destinacioneve kryesore turistike me linjat e reja ajrore.
Ministri Llutkov dhe ambasadori Tiganj shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen që të dy vendet ofrojnë, në domenin e tyre, për Bashkësinë e Maqedonasve në Kroaci dhe Komunitetit të Kroatëve në Maqedoni, duke theksuar se ata janë ruajtës i traditës dhe kulturës së popujve të tyre dhe një urë afrimi midis shteteve.