Ministri Llutkov nga Beogradi: Ekspozita nga “Vevçanski viduvanja” është urë e vërtetë për mirëkuptim

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit dje në mbrëmje në galerinë “OZone” në Beograd, në prani të shumë mysafirëve, ndër të cilët ministri serb i kulturës Nikolla Selakoviq përfaqësues të diasporës maqedonase, hapi ekspozitën “Urat e artit: Vevçan- Beograd” e cila organizohet nga Kolonia Ndërkombëtare e Arteve “Vevçanski viduvanja”.

Duke shprehur kënaqësinë që merr pjesë në hapjen e ekspozitës së veprave nga e famshmja “Kolonia e Vevçanit”, ministri Llutkov theksoi se është ngjarje e veçantë kulturore që jo vetëm që bashkon Vevçanin dhe Beogradin, por lidh edhe artistë, ide dhe frymëzime që i kapërcejnë kufijtë.

“Kolonia e Vevçanit është pasqyrë artistike e traditës sonë të pasur burimore maqedonase, të cilën e ruajmë me dashuri për brezat e ardhshëm. Nga fillimet modeste para pesëmbëdhjetë viteve, artistët e palodhur krijuan një urë që lidhi disa vende të rajonit dhe botës”, theksoi ministri Llutkov, duke theksuar se kjo ekspozitë është argument i fuqishëm për rëndësinë e lidhjeve kulturore mes popujve tanë dhe konfirmon se kultura është urë e vërtetë për njëri-tjetrin.

Ministri Llutkov shtoi se kjo ekspozitë është edhe një shprehje e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, akt i diplomacisë kulturore që ka rëndësi të paçmueshme për proceset e ardhshme në avancimin e marrëdhënieve në kulturë, turizëm, në sferën politike dhe ekonomike. Ministri i Kulturës dhe Turizmit falënderoi kolegun e tij serb Selakoviq, ambasadorin e Maqedonisë në Serbi, Nikolla Tupançevski si dhe kryetaren e Këshillit nacional të Maqedonasve në Serbi, Zorica Mitroviq, për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, e cila po zhvillohet ë prag të Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase – 23 tetor.

Ekspozita “Urat e Artit: Vevçan- Beograd” prezanton vepra arti të mbi 25 artistëve maqedonas dhe serbë, të cilët përmes shprehjes së tyre krijuese kapin frymën e komunitetit, dialogut dhe energjisë krijuese që lidh artin në këto dy vende. Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm mes komuniteteve artistike të dy vendeve, të inkurajuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe ambasadat e të dy vendeve.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе