Ndërron jetë kompozitori Lupço Konstantinov

од admin_kult

Dje në moshën 78-vjeçare ka ndërruar jetë kompozitori maqedonas dhe autor i muzikës filmike Lupço Konstantinov.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov dërgoi telegram me ngushëllime familjes, në të cilin theksoi se veprat e krijuara paraqesin  thesar të rëndësishëm muzikor maqedonas.

“Muzika e tij ishte shumë më tepër se tingull – ishte edhe shpirti i shumë filmave maqedonas, të cilët duke mbajtur me vete emocione dhe thellësi, do të mbeten përgjithmonë të kujtuar. Muzika e tij jo vetëm që i pasuroi filmat tanë, por edhe na preku zemrat, duke lënë gjurmë të pashlyeshme”, ka shkruar Llutkov në telegram.

Konstantinov, i cili ka diplomuar në Akademinë e Muzikës në Beograd, është autor i muzikës për filma të shumtë artistikë, dokumentarë dhe të animuar, seriale dhe drama, si dhe për mbi 60 shfaqje teatrale. Ndër të tjera, ai është autor i muzikës për filmat “Srekna Nova 49”, “Saga maqedonase”, “Kali i kuq”, “Tatuazh”, “Shtegu i jugut”, “Hi-Fi” e të tjerë.

Konstantinov është fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve, duke përfshirë çmimin shtetëror “11 tetori” për vepër jetësore, çmimin “Objektivi i artë” që ndahet nga Kinoteka e Maqedonisë, si dhe çmimi “Ylli i madh i filmit maqedonas”. në festivalin “Vëllezërit Manaki” në Manastir.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе