Kabareja “Koncert për lugë dhe kitarë” të Teatrit Ulisis nga Kroacia do të shfaqet sonte në kuadër të edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar RUTA në Teatrin e dramës në Shkup.
“Koncert për lugë dhe kitarë” është nën mentorimin e Rade Sherbexhia dhe Lenka Udoviçki. Performojnë Nikolla Nediq dhe Mario Jovev. Produksioni është i Teatrit Ulisis dhe Teatrit EXIT. Autori i videos është Hrvoe Zallukar ndërsa fotografitë janë realizuar nga Sashka Mutiq.
“Koncert për lugë dhe kitarë” është projekt autorial i Nikolla Nediqit dhe Mario Jovevit në të cilin preken në mënyrë shumë të mprehtë dhe satirike problemet e jetës së përditshme si korrupsioni, krimi, kapitalizmi dhe emigracioni i të rinjve.