Llutkov-Le Rigoler: Do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

од admin_kult

Bashkëpunimi afatgjatë i frytshëm në fushën e kulturës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Franceze ishte në fokus të takimit të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov dhe ambasadorit Christophe Le Rigoller.

Në atmosferë konstruktive, bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi i shkëlqyer shumë-dekadash në kulturë mes dy vendeve ka ndërtuar lidhje të bazuara në besimin dhe mbështetjen e ndërsjellë. Marrëdhëniet dypalëshe në kulturë janë konfirmim se Franca është një nga vendet evropiane që ofron mbështetje të pafshehtë dhe të plotë në proceset integruese evropiane të vendit tonë.

Bashkëbiseduesit iu referuan rëndësisë së diplomacisë kulturore dhe praktikave pozitive që Franca kultivon përmes qendrave kulturore dhe institucioneve të tjera që afirmojnë kulturën franceze në mbarë botën. Në këtë kontekst vëmendje e veçantë iu kushtua punës së Institutit francez në Shkup, i cili këtë vit feston 50 vjetorin e ekzistencës.

Ministri Llutkov dhe ambasadori Le Rigoller, si rezultat i përvojave të mëparshme pozitive të mbështetjes që konservatorët maqedonas e marrin nga ekspertë francezë në fusha dhe teknika të ndryshme në mbrojtje, njoftuan se do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Industritë kulturore dhe kinematografia u vunë në dukje si fusha që ofrojnë mundësi për të pasuruar marrëdhëniet në kulturë.

Ministri Llutkov e njoftoi ambasadorin Le Rigoller për kompetencat e zgjeruara të Ministrisë në fushën e turizmit, ndërsa ambasadori shprehu gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave franceze në përgatitjen e Strategjisë nacionale për zhvillimin e turizmit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se përvojat e Francës si vend me kulturë të pasur dhe rrjet të zhvilluar të institucioneve dhe menaxherëve në kulturë dhe turizëm do të jenë të dobishme në realizimin e projektit “Shkupi – Kryeqyteti i Kulturës Evropiane 2028”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе