Festivali “Ruta” në Teatrin e dramës

од admin_kult

I.N Teatri i dramës- Shkup do të jetë nikoqir i edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Ruta” nga mbrëmja (15 tetor) deri më 20 tetor. Mbrëmja e hapjes së festivalit do të jetë me shfaqjen “Hedda Gabler”, me regji të Vasil Hristov, bazuar në tekstin e Henrik Ibsen. Në shfaqje marrin pjesë Sanja Arsovska, Zoran Llutkov, Vlladimir Petroviq, Deniz Abdullah dhe Sara Klimoska.

Programi i festivalit do të përfshijë shfaqje dhe bashkëproduksione nga të gjithë anëtarët e Unionit rajonal të teatrove, Teatri i dramës- Beograd, Teatri i Odës 55 nga Sarajeva,Teatri Ulysses në bashkëproduksion me Teatrin Gavela nga Zagrebi; Teatri lokal Lublana performon me shfaqje të bashkëprodhuar me Teatrin i dramës së Beogradit. Teatri i Qytetit të Podgoricës dhe Teatri Dramatik i Shkupit gjithashtu performojnë shfaqjet e tyre nga produksioni i këtij viti.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе