Ministri Llutkov në Liverpull: Përvoja britanike do të na ndihmojë për evenimentin “Shkupi – kryeqytet evropian i kulturës”

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Llutkov, ndodhet në vizitë pune dyditore në Liverpull të Mbretërisë së Bashkuar, ku ka zhvilluar takime me kryetarin e komunës dhe përfaqësues të njohur nga institucionet kulturore britanike, me qëllim të fitimit të përvojës për organizimin e ngjarjes “Shkupi – kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”.

Në takimin me Claire McColgan, drejtoreshë e “Kulturës së Liverpullit” përgjegjëse për disa segmente të politikës kulturore, ku u prezantuan përvojat e Liverpullit në organizimin e ngjarjeve të mëdha kulturore, u theksua se përgatitjet për “Kryeqytetin Evropian të Kulturës” janë mundësi për qytetet të përfitojnë përfitime sociale dhe ekonomike dhe të jenë më të dukshme në skenën ndërkombëtare.

Ministri Llutkov u takua edhe me kryetarin e komunës së Liverpulit, Steve Rotherham, i cili nga pikëpamja e vetëqeverisjes lokale prezantoi përvojën pozitive të qytetit në organizimin e projektit “Liverpulli – kryeqyteti evropian i kulturës” dhe shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në organizimin e ngjarjes “Shkupi – Kryeqytet i Kulturës Evropiane 2028”. Ministri Llutkov falënderoi për mbështetjen, duke shprehur besimin se Shkupi do ta përballojë me sukses sfidën për të qenë mikpritës i mirë në vitin 2028 dhe do ta arsyetojë këtë titull prestigjioz.

Në takimin me kryetarin e komunës së Liverpulit, ministri Llutkov prezantoi prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, duke kujtuar angazhimet në sferën e industrive kreative si degë që sjell përfitime ekonomike, me sigurinë se bashkëpunimi me Këshillin Britanik dhe organizata të tjera nga Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Duke pasur parasysh integrimin e turizmit në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë, në takimin me kryetarin Rotheram, u biseduan mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit në drejtim të fuqizimit të turizmit kulturor.

Liverpulli njihet si “Qyteti i Muzikës” i UNESCO-s, andaj në takimin me regjisorin Kevin McManus u diskutua për përvojat në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe muzikore në kuadër të promovimit ndërkombëtar.

Ministri Llutkov u takua edhe me Alicia Smith, e cila drejton ekipin e “Ekipi i Liverpullit për art dhe pjesëmarrje”, e cila prezantoi shembujt nacional të praktikës së mirë dhe përvojën e saj personale nga gati dy dekada më parë në organizimin e manifestimit “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane”. Në takimet me Sarah Fisher, CEO e galerisë “Hapi sytë”, Ann Twight, Drejtore e Festivalit të Arteve Arabe të Liverpullit (LAAF) dhe Charlotte Corey, Drejtore e “Kultura e hapur- rrjeti i kulturës së Liverpullit”, u diskutua për organizimin e ngjarjeve të rëndësishme, të cilat përfaqësojnë promovimin e kulturave kombëtare.

Ministri Llutkov ndodhet në Liverpull me ftesë të Këshillit Britanik dhe drejtoreshës Claire Sears sepse ky qytet britanik ka përvojë jashtëzakonisht të madhe në organizimin e shfaqjeve artistike..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе