Llutkov: Do të japim mbështetje të madhe për “kulturën e gjallë” dhe për rehabilitimin e godinës së Operës dhe Baletit Nacional

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Llutkov, në kuadër të vizitave të rregullta të punës nëpër institucione, sot ka vizituar Operën dhe Baletin Nacional, ku është njohur me projektet dhe aktivitetet në këtë institucion më të vjetër të këtij lloji në vendin tonë.

Ministri Llutkov përshëndeti ndërhyrjet e bëra në OBN për përmirësimin e kushteve në këtë institucion, për të cilat ushtruesi i detyrës së drejtorit Oliver Arsovski si shembull tregoi se si në periudhë të shkurtër, më pak se njëqind ditë, mund të bëhen përmirësime thelbësore.

“Në periudhën e kaluar është bërë sanimi urgjent i problemeve kyçe të infrastrukturës”, ka theksuar Llutkov, duke shtuar se holli zyrtar dhe tualetet për vizitorët janë rinovuar tërësisht, janë bërë edhe lyerje nëpër korridore.

Në takimin me gazetarët u theksua se dje është shpallur prokurim publik për rinovimin e hyrjes kryesore të institucionit, i cili siç u theksua është në gjendje të dëshpëruar dhe në shtatë vitet e fundit ka asnjë ndërhyrje në këtë segment, si dhe rehabilitim në sipërfaqet e çatisë në zonën kryesore të hollit ku kur bie shi uji depërton gjithandej. Ministri Llutkov bëri të ditur se në periudhën e ardhshme do të vijojnë më shumë intervenime në punëtorinë e institucionit, ku aktualisht është duke u pastruar.

“Ajo që dua të theksoj, e cila është e një rëndësie të veçantë dhe vlen për të punësuarit, është fakti se me ribalancimin e buxhetit sigurohen paga dhe kontribute të besueshme”, tha ministri Llutkov. Duke shprehur kënaqësinë e tij për punën e menaxhmentit të ri dhe të të punësuarve, ministri Llutkov njoftoi se Qeveria dhe ai si ministër do t’i japin mbështetje të madhe këtij institucioni, i cili, siç tha ai, do të ofrojë program të pasur kulturor për kënaqësinë e të gjithë qytetarëve në të ardhmen.

Ministri Llutkov gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij publike për të gjithë ansamblin e OBN për shfaqjen e shkëlqyer të operës “Nabucco” të Verdit në Sofje, për të cilën ka komente të shkëlqyera në të gjitha nivelet, e veçanërisht në rubrikën e të ashtuquajturit diplomaci kulturore.

Drejtori i Operës dhe Baletit Nacional, Oliver Arsovski, informoi se për fundvit është bërë program i ri, i cili do të fillojë më 16 tetor me kantatën “Carmina Burana” të Karl Orfit.

Arsovski bëri të ditur se nëntori do të jetë muaji i Puçinit kur do të interpretohen katër pjesë të këtij kompozitori, me këngëtarë nga jashtë, si dhe se Opera dhe Baleti Nacional dhe Orkestra e Odës do të vizitojnë Vjenën më 8 tetor, ku para publikut austriak do të të interpretohen vepra nga autorë maqedonas.

Duke përshëndetur përpjekjet e ministrit Llutkov dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për mbështetje më të madhe të “kulturës së gjallë”, drejtori i Operës dhe Baletit Nacional paralajmëroi shumë ndryshime në politikën e repertorit si të operës ashtu edhe të baletit. Gjatë vizitës u nda edhe blerja e një dyshemeje të re baleti, e cila, siç u tha, do të përmirësojë cilësinë e prodhimit të baletit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе