Ljutkov në konferencë shkencore: Do t’i të mbështesim risitë në sektorin e kulturor

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov, sot në Muzeun e Luftës maqedonase, në edicionin e shtatë të konferencës, u drejtua me fjalët: “Industritë kulturore dhe kreative: sfidë për turizmin, trashëgiminë kulturore dhe ekonominë”, organizuar nga Fakulteti i Turizmit dhe Logjistika e biznesit në Universitetin Goce Dellçev” – Shtip.

Duke përgëzuar organizimin e konferencës, Ljutkov tha se po debatohet një temë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe aktuale, e cila i bashkon përpjekjet dhe aspiratat tona për zhvillimin dhe promovimin e sferës kulturore, turistike dhe ekonomike në një vend.

Duke iu referuar kulturave industriale dhe kreative, ministri Ljutkov theksoi se ato me veçantinë dhe potencialin e tyre mund të jenë shtytës i fuqishëm i ekonomisë.

Investimi në këtë fushë do të kontribuojë në stimulimin e zhvillimit ekonomik, mundësive të reja të punësimit dhe rritjen e reputacionit global të skenës sonë kulturore. Sektori krijues jo vetëm që prodhon produkte dhe shërbime unike, por nxit edhe rritjen e turizmit, hotelierisë dhe shitjes me pakicë”, vuri në dukje para të pranishmëve ministri i Kulturës dhe i Turizmit.

Duke njohur potencialin e industrisë kulturore dhe krijuese, Ljutkov informoi se Qeveria dhe Ministria e Kulturës dhe e Turizmit, në periudhën e ardhshme do të fokusohen, para së gjithash, në zhvillimin e një strategjie të re kombëtare për Industritë Kulturore dhe Kreative (IKK), hartimin e i IKK-së, ndërsa do të riparohet dhe Këshilli i IKK-së.

“Në të njëjtën kohë, përmes mbështetjes së kompanive start up, në mesin e personave juridikë dhe profesionistëve të pavarur, do të krijohen programe të reja inovative për të mbështetur krijimin dhe zhvillimin e bizneseve në industritë kreative dhe kulturore dhe në videolojërat”, shtoi ministri Ljutkov, duke theksuar se do t’i jepet mbështetje krijimit të markave të njohura maqedonase, për restaurimin dhe zhvillimin e zejeve tradicionale, për futjen e treguesve të specializuar gjeografikë me të cilët do të njihen produktet maqedonase, dhe do të mbështeten edhe projekte të qëndrueshme ekologjike  nga fusha e cultures, duke përdorur njohuritë tradicionale dhe aftësitë që lidhen me natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjithashtu, do të mbahen një sërë puntorish, panaire dhe fushata për të rritur ndërgjegjësimin në kontributin e IKK-së në ekonomi dhe shoqëri.

Duke bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet të gjithë të interesuarve, Ljutkov theksoi se vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të krijojmë një sinergji, që do të rezultojë në zhvillimin e qëndrueshëm të kulturës, turizmit dhe ekonomisë sonë.

“Në këtë kontekst, roli i Ministrisë së Kulturës dhe i Turizmit është vendimtar në krijimin e një kornize, që do të mundësojë trajtimin efikas të sfidave dhe do t’i mbështesë inovacionet në sektorin kulturor”, tha Ljutkov, duke shtuar se duke i mbështetur kreativët, si dhe duke ofruar kushte të favorshme për zhvillimin e industrive kreative,  së bashku do të realizojmë vizionin e krijimit të një sektori kulturor të pasur dhe të larmishëm, dhe do të ndërtojmë një mjedis kulturor që do të jetë konkurrues në tregun global.

Në konferencë foli edhe dekanja e FTLB, prof. Dr.Tatiana Boshkov; prof. Dr. Vladimir Janevski nga Akademia e Muzikës e UGD-së; prof. Dr. Natasha Miteva, prodekane e FTLB; Aleksandar Jordanoski, ekspert i trashëgimisë kulturore, dhe Ançe Ilievska, u. d. drejtoreshë e Muzeut IK të Luftës së Maqedonisë për Pavarësi.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе