LJutkov-Todorov: Vazhdojmë ta zhvillojmë bashkëpunimin e ndërsjellë

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov, sot në Sofje në një atmosferë kolegiale realizoi takimin e parë dypalësh me ministrin e Kulturës së Bullgarisë, Najden Todorov, para shfaqjes së Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë në skenën e kryeqytetit të Bullgarisë.

Në takim, ministri Ljutkov theksoi gatishmërinë e vendit tonë për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Republikën e Bullgarisë, ndërsa diplomacia kulturore është instrument për emancipimin e kulturës në politikën e jashtme, përmes së cilës mund të realizohen synimet afatgjata, si dhe bashkëpunim intensiv, promovim dhe zhvillim të qëndrueshëm të marrëdhënieve me vendet e tjera.

Ministri maqedonas i Kulturës dhe i Turizmit theksoi se si fqinjë të afërt jemi të orientuar drejt komunikimit intensiv të ndërsjellë, ku përmes veprimit të institucioneve kombëtare,  autorëve dhe artistëve reproduktiv edhe në të ardhmen, siç tha ai, do të përpiqemi ta përmirësojmë dhe ta zhvillojmë atë.

  Në takim u theksua rëndësia e dokumenteve të nënshkruara dypalëshe, si Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit ndërmjet Qeverisë maqedonase dhe bullgare, e lidhur në vitin 2000 (në fuqi që nga viti 2002) dhe Marrëveshja ndërmjet dy qeverive në fushën e kulturës nga viti 2000 (në fuqi nga 2002).

U theksua se në bazë të kësaj marrëveshjeje, janë nënshkruar disa programe bashkëpunimi ndërmjet ministrive përkatëse të kulturës, dhe Ministria e Kulturës dhe e Turizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Bullgarisë, në periudhën e ardhshme  do të iniciojnë hartimin e një teksti të ri të këtij dokumenti dypalësh, i cili do të nënshkruhej vitin e ardhshëm dhe, i cili  do të ishte një tjetër shtysë e fortë në thellimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

Programi i fundit është nënshkruar në vitin 2022 dhe është i vlefshëm deri në vitin 2025.

Në takim, ministri Ljutkov shprehu kënaqësinë për realizimin e ekspozitës “105 vjet Trebenishta”, e cila është shembull i bashkëpunimit ndërfqinjësor me rëndësi për rajonin dhe Evropën.

Kjo ekspozitë ishte vazhdimësi e bashkëpunimit disavjeçar ndërmjet Institutit Arkeologjik Kombëtar dhe Muzeut – Sofje, Muzeut Kombëtar të Serbisë – Beograd, Muzeut Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, dhe Entit dhe Muzeut – Ohër. Ekspozita deri më tani është prezantuar në Shkup dhe Sofje, ndërsa në vitin 2025 do të hapet në Beograd.

U theksua se një përvojë pozitive në fushën e kulturës mes dy vendeve ishte realizimi i ekspozitës “Trakia e Argjendtë”, e cila mori vëmendjen e publikut kulturor maqedonas.

Në takimin me kolegun e tij Todorov, ministri Ljutkov përshëndeti bashkëpunimin në veprimtarinë muzikore-skenike, veçanërisht në mes të shtëpive kombëtare operistike. Publiku maqedonas së fundmi, në mbrëmjet e Operës së Majit, pati rastin të shikojë “Valkira” të Vagnerit, dhe siç theksoi Ljutkov, posaçërisht të gëzon vizita e sotme e ndërsjellë në Operën dhe Baletin Kombëtar me “Nabuko” të Verdit.

Ministri maqedonas i Kulturës dhe i Turizmit shprehu mbështetjen e tij për iniciativën e ministrit bullgar për organizimin e koncertit të përbashkët të Filarmonisë së Sofjes, Orkestrës Simfonike Shtetërore nga Selaniku dhe Filarmonisë së Maqedonisë në Sofje, ndërsa më tej edhe në Shkup dhe Selanik.

Në takim, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë edhe për bashkëpunimin në fushën e teatrit ndërmjet dy vendeve, realizimin e projektit “Manifest” të Teatrit të Velesit dhe Teatrit nga Plovdiv dhe, natyrisht, gatishmërinë për bashkëpunim të teatrove kombëtare, TKM dhe “Ivan Vazov”, përmes zbatimit të koproduksioneve të përbashkëta.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе