Ne kemi mundësi për të zhvilluar marrëdhëniet në kulturë dhe turizëm me Lituaninë

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov, ka pritur në takim shefen e zyrës në Shkup të Ambasadës së Republikës së Lituanisë me seli në Zagreb, Vilma Dambrauskas. Në një atmosferë të këndshme, bashkëbiseduesit konstatuan se ka hapësirë ​​dhe mundësi të hapura për intensifikimin e marrëdhënieve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ministri Ljutkov dhe znj. Dambrauskas shprehën gatishmërinë për të mbështetur aktivitete konkrete që do të ishin pjesë e shënimit të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, e që do të realizoheshin në vitin e ardhshëm.

Në prag të manifestimit Shkupi – kryeqyteti i kulturës evropiane, Dambrauskas ofroi bashkëpunim për të shkëmbyer përvojat lituaneze nga projektet e realizuara në qytetin e Kaunas, i cili në vitin 2022 ishte kryeqyteti evropian i kulturës. Në takim u diskutua për gatishmërinë e të dyja palëve për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të ansambleve muzikore dhe artistëve reproduktiv, duke hapur mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional të muzeve të artit bashkëkohor dhe galerive kombëtare të të dyja vendeve, si dhe hapjen e mundësisë për mbështetjen e përkthimeve të autorëve nga të dyja vendet.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе