Në skenën verore të Qendrës së Kulturës “Marko Cepenkov” në Prilep, nga 29 deri më 31 gusht do të mbahet edicioni i 13-të i “Fundjava e Jazz-it në Prilep”. Në hapje të festivalit, në mbrëmje në ora 21:00 do të performojë kuarteti i trombonistit Filip Stevanovski, e më pas do të performojë grupi “Cobalt Code Junit”.
Nata e dytë do të fillojë me performancën e treshes së Gjole Grujovskit në orën 21:00, e më pas do të performojë kuarteti i Nikolla Boçvarovit me të ftuar special Risto Vrtev nga “Arhangel”. Në ditën e fundit të festivalit (31 gusht) do të performojnë mysafirët nga Sllovenia “Jure Pukl Organic Trio” dhe grupi serb “Crno Dete”.
Në programin-off do të ketë manifestime në lokalitetin arkeologjik “Vrbjanska Çuka” dhe në klubet “Kalinka” dhe “Taverna” në Çarshinë e Vjetër të Prilepit, ku do të mbahet kori i kishës “St. Petka”, grupi “Taxi Consilium” dhe DJ Mishko Sapunxhia.
Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës.