Prezantimi i Muzeut të Maqedonisë së Veriut në Norvegji

од admin_kult

Muzeu i Maqedonisë së Veriut këtë vit do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Antropologjik NAFA 2024 (Shoqata e Filmit Antropologjik Nordik), i cili do të mbahet nga 4 deri më 7 shtator në Kabelvag, Norvegji.

Dr. Vlladimir Bocev është ftuar nga programi i antropologjisë vizuale në Universitetin Norvegjez Arktik në Tromso, Norvegji, për të prezantuar Muzeun përmes ligjëratës me temë: “Dokumentarët etnologjikë në Muzeun e Maqedonisë, metodat e hulumtimit dhe përdorimi i kamerës në krijimin e filmave etnografikë”.

“Kjo është mundësi e jashtëzakonshme për t’iu treguar studentëve dhe publikut të gjerë norvegjez një aktivitet të rëndësishëm të Muzeut, por mbi të gjitha për të treguar një pjesë të kulturës së gjallë dhe unike tradicionale të maqedonasve. “NAFA është një nga festivalet më të vjetra të filmit etnologjik dhe edicioni i sivjetshëm është i 43-ti me radhë”, njofton ky institucion kombëtar.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе