Zoran Llutkov mori postin e ministrit të Kulturës dhe Turizmit nga Bisera Kostadinovska – Stojçevska

од admin_kult

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, sot në ora 10 është bërë dorëzimi i detyrës së ministrit të Kulturës, ndërmjet ministres së mëparshme Bisera Kostadinovska – Stojçevska dhe ministrit të sapoemëruar Zoran Llutkov.

Ministrja e mëparshme Kostadinovska – Stojçevska e uroi ministrin e sapozgjedhur për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në tejkalimin e sfidave lidhur me realizimin e projekteve aktuale dhe të ardhshme të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Ministri Llutkov theksoi se po vjen koha e ndryshimeve dhe për të gjithë palët e interesuara në fushën e kulturës dhe turizmit është përpara një periudhë intensive e punës dhe investimeve, që paraqet edhe prioritetin kryesor të qeverisë së re..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе