Ministri Llutkov u takua me ambasadoren e Greqisë, Fiipidu

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, pati takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofia Filipidu, me ç’rast u aktualizuan temat në drejtim të forcimit dhe thellimit të marrëdhënieve në sferën e kulturës dhe turizmit ndërmjet dy vendeve.

Në takim u evidentua përvoja pozitive e realizuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, me pjesëmarrjen e ekspertëve grekë të Qendrës Evropiane për Monumentet Bizantine dhe Post-Bizantine në konservimin e afreskeve të kishës “Shën Gjergji” në Kurbinovë. U shpreh kënaqësia për përfundimin me sukses të fazës së parë për mbrojtjen e brendshme të kishës, si dhe u paralajmërua bashkëpunim për fazën e dytë– konservimin e pikturës murale në pjesën e jashtme të kësaj pasurie të rëndësishme kulturore.

Ambasadori Filipidu e informoi ministrin Llutkov për mundësitë e Universitetit “Atika Perëndimore” si institucion që ka staf profesional dhe është i gatshëm të trajnojë konservatorët dhe restauruesit tanë për specializimin e tyre më të madh në veprimtari.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se kultura është urë përmes së cilës tejkalohen keqkuptimet dhe është fushë që ofron mundësi të mëdha për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Ministri Llutkov e informoi ambasadorin për integrimin e turizmit dhe kulturës në vendin tonë si dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim në të ardhmen dhe aplikimin e përvojave nga Republika e Greqisë për promovimin e turizmit kulturor në vendin tonë.

Bashkëbiseduesit ndanë edhe përvojat pozitive nga projektet kufitare dhe u shprehën të kënaqur me mundësitë e ofruara për intensifikimin e kësaj pjese të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе