Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, sot është takuar me organizatorët e festivalit ndërkombëtar “Folkfest Shkup” dhe me përfaqësues nga 15 vende të ndryshme nga e gjithë bota.
“Ministria jonë e Kulturës dhe e Turizmit është krenare të mbështesë këtë ngjarje të jashtëzakonshme që feston trashëgiminë e pasur kulturore dhe traditat e vendeve të ndryshme të botës”, tha zëvendësministri Sulejmani.
Festivali folklorik ndërkombëtar “Folkfest Shkup” u mbajt nga 21 deri më 24 korrik në Shkup dhe filloi me paradën folklorike që u zhvillua nga Çarshia e Vjetër e Shkupit deri në Muzeun e Qytetit të Shkupit, pas së cilës koncertet vazhduan në sheshin “Maqedonia”, “Kryengritja e Karposhit” dhe sheshi “Skenderbeu”.