Mbrëmje muzikore me kontrabas dhe piano me dyshen austriako-serbe Wagner – Palurović

од admin_kult

Programi muzikor i manifestimit “Vera e Ohrit” për sonte ofron përmbajtje interesante me koncertin e Dominik Wagner në kontrabas dhe Sofia Paluroviç në piano.

Edhe pse relativisht i ri, Dominik Wagner është përfitues i bursës së Fondacionit “Anne Sophie Mutter”, fitues i çmimit Echo Classic kurse në vitin 2022 u emërua Talenti i ri i vitit nga “Opus Classic”. Ai është fitues i konkurseve të shumta të kontrabasit dhe ka interpretuar me orkestra dhe ansamble të njohura si “Kamera e Salzburgut”, Orkestra Simfonike e Radios Bavareze, Orkestra WDR, Filarmonia Gjermane e Dhomës nga Bremeni, në sallat e koncerteve në Nju Jork ( Carnegie Hall), Berlin (Concerthaus), Vjenë (Musikverain dhe Konzerthaus), Mynih (Hercules Hall), Hamburg (Elb Philharmonic).

Sofia Paluroviç filloi mësimet e pianos me Tatjana Vukmanoviq në Novi Sad. Pas përfundimit të shkollimit në shkollën e specializuar të muzikës “Isidor Bajiq” në Novi Sad, shkoi në Vjenë ku studioi në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Skenike ku mori titullin master.

Ai ka çmime të shumta ndërkombëtare ndërsa me Wagnerin sonte në “Shën Sofia” do të interpretojnë vepra të Bethoven, Mahler, Bottessini, Martin, Piazzolla.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе