Takimi i ministrit Zoran Llutkov me Bjorn Gabriell nga Banka Evropiane për Investime

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, ka takuar sot Bjorn Gabriell, përfaqësues i Bankës Evropiane për Investime në Shkup.

Në takim, Llutkov dhe Gabriell diskutuan për projektet aktuale të BEI-së në vend si dhe për mundësitë për mbështetjen e ardhshme këshilluese dhe investuese për kulturën dhe turizmin. Në këtë kontekst u hap tema për rehabilitimin e sportelit në Postën qendrore të Maqedonisë dhe shndërrimin e saj në hapësirë ​shumë-funksionale për ngjarje kulturore dhe sociale.

Ministri Llutkov shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e Bankës Evropiane për Investime në realizimin e projekteve dhe programeve në Maqedoni, në kuadër të Planit ekonomik dhe investiv të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе