Mbrëmjet strugane të poezisë” nga data 22 deri më 26 gusht nën moton “Prekja e së bukurës”

од admin_kult

Nën moton “Prekja e së bukurës” nga data 22 deri më 26 gusht në Strugë do të mbahet edicioni i 63-të i manifestimit ndërkombëtar të poezisë “Mbrëmjet strugane të Poezisë”.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë mbi 25 poetë të huaj dhe një numër i madh poetësh nga vendi. Zjarri i festivalit sipas traditës do të ndizet në ceremoninë e hapjes para Qendrës së Kulturës “Vëllezërit Miladinovci”, e njohur edhe si Shtëpia e Poezisë ndërsa Festivali do të mbyllet me leximin tradicional të “Meridianëve” në Urën e Poezisë kur do të ndahen çmimet kurora e artë”, “Vëllezërit Miladinovci”, “Urat e Strugës” dhe “Mllada Struga”.

Drejtori i institucionit “Mbrëmjet strugane të poezisë” Todorçe Tasevski, duke e prezantuar programin e sivjetmë, tregoi se portreti poetik i laureatit të sivjetmë të Kurorës së Artë, poetit francez Jean-Pierre-Simeon, do të jetë më 24 gusht, në kishën e Shën Sofisë” në Ohër.

Sivjet në kuadër të programit të festivalit do të shënohen përvjetorët e dy poetëve tanë të shquar: 90 vjet nga lindja e Petre M. Andreevski dhe 95 vjet nga lindja e Gane Todorovski. Në kuadër të festës, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të komunës së Velesit, do të botohet një botim special me alfabetin Braille, përzgjedhje nga poezitë antologjike të Petre M. Andreevski dhe Gane Todorovski.

Parashihen portrete të fituesve të çmimeve “Urat e Strugës”, poetes gjermane Katrin Pitz për përmbledhjen e saj debutuese “Ditë si këto ka pasur gjithmonë” dhe fituesja e çmimit “Vëllezërit Miladinovci” 2024, që duhet të shpallet në fillim të gushtit.

Këtë vit në kuadër të Festivalit do të prezantohet edhe fituesja e çmimit “Mllada Struga”, Filipa Sara Popova. Në kuadër të programit do të organizohet ngjarje speciale me poetë të përzgjedhur nga platforma “Versopolis”, projekt i mbështetur nga Komisioni Europian.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе