Mbrëmja austriake në “Vera e Ohrit”

од admin_kult

Në mbrëmjen e 18 korrikut, në kuadër të edicionit të 64-të të Festivalit të Verës së Ohrit, do të mbahet mbrëmja tradicionale austriake.

Me atë rast në sallën e vogël të ekspozitës në Qendrën e Kulturës “Grigor Prliçev” në Ohër në ora 19:30 do të hapet ekspozita “Kaliopa: Gratë në shoqëri, kulturë dhe shkencë”.

Në kishën “Shën Sofje” me fillim nga ora 21:00 do të mbahet koncerti i muzikës klasike nga kuarteti “Arpeggio” nga Vjena.

Kuarteti Arpeggio përbëhet nga Leonard Fourda dhe Johanna Lacroix në violinë, Anthony Gilbert në violë dhe Mara Achleitner në violonçel. Në mbrëmje me ta do të performojë edhe harpisti Tina Gerdin. Programi përfshin vepra për violinë, violë, violonçel dhe harpë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе