Në periudhën prej 17 deri më 23 korrik, në Manastirin Smilev do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Alternativ të Fotografisë “Zrno”. Ekspozitat, projeksioni dhe koncerti realizohen përmes bashkëpunimit të Festivalit të filmit dokumentar Kreativ “MakeDox” dhe I.N Kongresit të Smilevës.
Të shtunën (20 korrik) në fshatin Smilevë do të hapet ekspozita e fotografive alternative “Dyert në rrugë” e Misha Keskenoviq, Sezhana, Slloveni dhe ekspozita e fotografive alternative të fotoklubit “Iris”, Timisoara, Rumani. Më pas vijon shfaqja në natyrë e filmit “Manaki – një histori në foto” të Robert Jankullovskit, pjesë e programit kinemaje udhëtuese të “MakeDox” dhe në fund koncerti i Odës “I tërë xhazi” në bashkëpunimin me Smilevën.