Në skenën e Teatrit për fëmijë dhe të rinj – Shkup në mbrëmje (11 korrik) në ora 20:00 do të shfaqet premierë shfaqja “Shtëpia e shpirtrave” në regji të Dean Damjanovskit. Është një komedi- horor e dedikuar për fëmijë mbi moshën 8 vjeçare, autorë të së cilës janë Dean Damjanovski dhe Gorjan Milloshevski.
Shfaqja është e mbushur me kostume unike të kostumografes Elena Vangellovska dhe me skenografi nga Filip Korunovski. Muzika është e Goran Trifunovski-Pajak. Interpretojnë Angella Dimitrova, Petar Stojanov, Miki Ançevski, Vineta Damçeska Mojanoska, Nikolla Nakovski, Emra Kurtishova Stojanova, Simona Spirovska dhe Marija Gjorgjiovska.