Koncert i Aleksandra Kocevskës (mezo soprano) dhe Gligor Gelebeshevit (piano)

од admin_kult

Të mërkurën (10 korrik) në Sallon 19:19, në Qendrën Kulturore dhe Informative, do të mbahet koncerti i Aleksandra Kocevskës mezosoprano dhe Gligor Gelebeshevit piano.

Koncerti është pjesë e edicionit jubilar të 45-të të manifestimit “Vera e Shkupit”.

Aleksandra Kocevska ka diplomuar në FM në Shkup, në klasën e prof. Bllagoja Nikollovskit. Gjatë studimeve ka marrë pjesë në konkurse të shumta të këngës solo brenda dhe jashtë vendit, ku është vlerësuar me çmime të larta. Pas diplomimit filloi të punojë në QSHSHM “Sergej Mihaillov” në Shtip, ku është një nga themeluesit e klasës solo të këndimit. Në bashkëpunim me pianistin Gligor Gelebeshev, dyshja performojnë në koncerte dhe evente në të gjithë vendin. Që nga viti 2017 ajo performon me Trion “Kolegium”.

Gligor Gelebeshev (1969), studioi në Akademinë e Arteve në Novi Sad në klasën e profesor Jokut Mihailoviqit dhe magjistroi në vitin 1997 në FM në Shkup. Pas magjistraturës, ai filloi karrierën e tij pianiste si solist, por edhe si muzikant Ode, duke bashkëpunuar me një sërë artistësh të shquar të muzikës. Gligor Gelebeshev ka 30 vjet që punon në QSHSHMB “Ilija Nikollovski- Lluj” në Shkup..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе