Dokumentari për Santanën hap programin filmik të “Skopje Sinema Siti”

од admin_kult

Filmi “Karllos” me regji të Rudi Valldez, kushtuar legjendës së madhe të kitarës muzikore Karllos Santanës, do të hapë sonte në ora 21:00 në kinemanë “Mirno Leto” në Kinotekë, në edicionin e 10-të të festivalit “Skopje Sinema Siti”. Filmi pasqyron jetën e yllit të madh, i cili nga një muzikant rruge në moshën 14-vjeçare u bë shtatë herë fitues i çmimeve “Gremi”.

Deri më 4 korrik, shfaqjet e filmave në kinemanë verore do të nisin në orën 20:15, ndërsa në rast shiu, shfaqjet do të zhvendosen në sallën e kinemasë së Kinotekës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе