Në Teatrin “Vojdan Çernodrinski” në Prilep po bëhen përgatitjet për shfaqjen “Më afër” sipas tekstit të Patrik Marberit me regji të Kirill Petreskut. Kjo është premiera e “Më afër” në Teatrin e Prilepit.
Interpretojnë Natasha Açanski, Katerina Çakmakoska-Klinçeska, Ilija Volçeski dhe Darko Karbeski.
Kostumografi është Aleksandar Xhingo, ndërsa muzikën e kanë zgjedhur regjisori Petreski dhe Tome Temellkoski. Premiera është planifikuar për në maj.