Autorët maqedonas Biljana S. Cërvenkovski, Stefan Markovski, Sande Stojçevski dhe Marina Mijakovska do të marrin pjesë në festën e parë të Ditës së autorëve evropianë (25 mars), e cila këtë vit do të mbahet në 40 shtete që janë pjesë e programit “Evropa kreative”.
Dita e Autorëve Evropianë organizohet nga federata më e madhe evropiane e shkrimtarëve, “Këshilli Evropian i Shkrimtarëve” kurse në kuadër të festës do të ketë lexime letrare, leksione dhe diskutime letrare në shkollat e mesme anembanë Evropës.
Markovski, Stojçevski dhe Mijakovska do ta shënojnë Ditën e autorëve evropianë në shkollat e mesme SHMK “Josif Josifovski” në Gjevgjeli dhe Gjimnazin “Rade Jovçevski- Korçagin” në Shkup, në prani të nxënësve dhe mësimdhënësve të tyre të gjuhës dhe letërsisë maqedonase. Cërvenkovski do të takohet me nxënësit e SH.F “Aleksandar Makedonski” në Shkup.