Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, zëvendësi i parë i kryeministrit përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe zëvendësministrja plotësuese e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska, sot kanë vizituar lokalitetin arkeologjik “Stobi” ku janë në zhvillim e sipër aktivitetet për realizimin e projektit “Punimet konservuese-restauruese dhe forcimin strukturor të Stacionit të vjetër hekurudhor dhe përshtatjen e tij në qendër për vizitorë”.
– Objekti i “Stacionit të vjetër hekurudhor” në “Stobi”, i cili me mbështetjen e fondeve IPA u shndërrua në qendër të re moderne për vizitorët, është konfirmim shtesë se integrimi evropian nuk është thjesht një histori abstrakte, por përfitim konkret dhe i dukshëm për qytetarët – tha Kostadinovska – Stojçevska.
Ministrja e Kulturës informoi se Bashkimi Evropian ka investuar mbi 495 mijë euro në fonde të pakthyeshme në projektin “Europos Platino Stobi – e kaluara evropiane, e ardhmja dhe vlerat kulturore”. Prej tyre, 186 mijë euro iu ndanë “Stobit” për përshtatjen e godinës në të cilën vizitorët do të kenë mundësinë të shohin shtresën lëvizëse kulturore të këtij lokaliteti arkeologjik, duke e bërë “Stobin” më tërheqës për turistët.
“Kjo nismë, e cila u njoh edhe nga partnerët në Greqi, që fondet e BE-së jo vetëm që na lëvizin më shpejt në rrugën evropiane, por edhe kontribuojnë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në forcimin e komunikimit dhe besimit”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska, e cila dërgoi urime drejtorit të I.N lokalitetit arkeologjik “Stobi”, Spase Perovski dhe të gjithë punonjësve për angazhimin e përkushtuar në sigurimin e fondeve evropiane përmes programit IPA ndërkufitar me Greqinë.
“Stobi” është atraksion në vetvete, por përmbajtjet që do të ofrohen në Qendër do të jenë vlerë e shtuar për çdo vizitor që do të ketë mundësi të përjetojë përvojë të re vizuale, edukative dhe interaktive – theksoi Kostadinovska-Stojçevska, e cila shtoi se përveç historisë së lashtë të këtij qyteti antik, përmes kësaj qendre do të dëgjohet në mënyrë moderne edhe zëri i historisë, kulturës dhe identitetit të kulturës aktuale maqedonase.
Kostadinovska-Stojçevska shtoi se realizimet e tilla të suksesshme të projekteve nga programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar hapin rrugën më efikase dhe unike për arritjen e misionit tonë, që është mbrojtja e përhershme dhe e qëndrueshme e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë në BE.
Projekti “Europos Platino Stobi – e kaluara evropiane, e ardhmja dhe vlerat kulturore” realizohet nga lokaliteti arkeologjik I.N “Stobi” me donacion nga Komisioni Evropian përmes organit të menaxhimit dhe zhvillimit të IPA për programin ndërkufitar Greqi – Maqedoni. Partnerë në projekt janë: “CISS Cooperazione, Fondacioni i Zhvillimit Rajonal të Maqedonisë Qendrore – Rajoni i Maqedonisë Qendrore” dhe “Eforati i Antikave të Kilkisit”.