Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, zëvendësi i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për çështjet ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve Fatmir Bytyqi, drejtori i “TAV konstrakshën”, Fatin Kan dhe përfaqësues të Orkestrës Nacionale të Xhazit sot ( 14.3 .2024) në orën 11:00 do të inspektohet fillimi i rinovimit të hapësirës së ndarë për I.N. Orkestrën Nacionale të Xhaz-it, e cila ndodhet në hapësirat e podrumit të Operës dhe Baletit Nacional (Kilimara e vjetër).
Hapësirat me vendim të Qeverisë i janë caktuar në përdorim të përhershëm Orkestrës Nacionale të Xhazit. Përshtatja u mundësua me mjete nga programi TAV-it dhe një pjesë e Ministrisë së Kulturës, nga ku u sigurua edhe projekti i rinovimit.
Janë paraparë deklarata nga ministrja Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendëskryeministri Bytyqi, si dhe nga drejtori i “TAV Konstrakshën”, Fatin Kan.