Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot (13.03.2024) do ta vizitojë komunën e Çuçer Sandevës, ku e shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, do të inspektojë projektin dhe lokacionin për ndërtimin e sallës multifunksionale Shtëpia e Kulturës “Sandevo”.
Projekti financohet përmes Programit për projekte investuese në njësitë e vetëqeverisjes lokale, për të cilat janë siguruar mjete në vlerë prej 11,3 milionë denarë përmes Ministrisë së Kulturës.
Vizita do të fillojë me takim me kryetarin Sashko Komnenoviq, në ndërtesën e komunës në ora 11:00. Më pas vijon xhiro në zonën ku do të ndërtohet Shtëpia e Kulturës.
Deklarata për media nga ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe kryetari i komunës Çuçer Sandevë, Sashko Komnenoviq, janë caktuar në ora 11:30.
Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm edhe punonjës të Shtëpisë së Kulturës.
Ftojmë mediat tuaja ta mbulojnë ngjarjen.