Ekspozita “Një prej nesh – Nënë Tereza” është vendosur në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Cikli prej 24 paneleve dokumentare portretizon rrugën e jetës së Nënë Terezës që nga lindja e saj në Shkup, fillimet e misionit në Irlandë, punën misionare në Indi, deri në shpalljen e saj të shenjtë.
Realizimi i ekspozitës është rezultat i bashkëpunimit mes Muzeut të Luftës së Maqedonisë për Pavarësi dhe Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës nga Shkupi, si projekti i parë nga Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar së fundmi në mes të dy institucioneve.
Ekspozita prezantohet në disa qytete brenda dhe jashtë vendit dhe vizitorët do të mund ta vizitojnë deri më 31 mars 2024.