Tridhjetëvjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut u shënua me ceremoni dhe ekspozitë “Ningyo” (Kukulla), në Muzeun Arkeologjik në Shkup. Ekspozita prezanton 67 kukulla të ndara në katër kategori: “Lutja Ningyo për zhvillimin e fëmijës”, “Ningyo Art”, “Folklore Ningyo” dhe “Përhapja e Kulturës Ningyo”.
Kukullat paraqesin përmbledhje gjithëpërfshirëse e modeleve të kukullave japoneze, nga Katashiro dhe Amagatsu, të konsideruara si arketipet e kukullave japoneze, përmes kukullave lokale që pasqyrojnë klimën dhe anekdotat e të gjithë vendit, dhe kukullave lodrash të sotme që vlerësohen në mbarë botën. Sipas drejtoreshës së Muzeut Arkeologjik, Sllavica Babamova, kjo ekspozitë do të lidhë edhe një herë kulturat e largëta gjeografikisht të dy vendeve. Përmes ekspozitës, theksoi ajo, Muzeu Arkeologjik do të jetë në hartën e muzeve në mbarë botën që kanë shprehur mikpritjen e tyre ndaj kukullave japoneze.
Ekspozitat janë përzgjedhur nga koleksioni i Fondacionit japonez.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 prill të këtij viti dhe organizohet nga Fondacioni japonez, Muzeu Arkeologjik dhe Ambasada e Japonisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.