Ju njoftojmë se është publikuar thirrja për linjën e grantit nga Programi “Evropa Kreative”, nënprogrami Kultura e Bashkimit Evropian, me titull “Evropa performuese” („Perform Europе“).
Bëhet fjalë për një linjë granti që synon bashkëpunim në fushën e arteve performuese në 40 shtetet pjesëmarrëse në programin “Evropa Kreative”, ndër të cilat është edhe Maqedonia e Veriut.
Për thirrjen janë ndarë mjete në vlerë prej 2.1 milionë euro, për të mbështetur 35 partneritete dhe në projekte duhet të marrin pjesë së paku tre partnerë nga të paktën tre vende nga Evropa Kreative. Çdo aplikim për projekt duhet të përfshijë të paktën një vepër në fushën e arteve interpretuese (me përjashtim të muzikës live) që do të prezantohet në të paktën tre vende të ndryshme të programit të Evropës Kreative.
Organizatat dhe individët e artit performues janë të ftuar të krijojnë partneritete dhe të propozojnë ide me ndikim që do të gjenerojnë ndryshime reale, duke u fokusuar në të paktën një nga prioritetet e deklaruara të kësaj thirrjeje: përfshirjen dhe diversitetin, si dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Kandidatët mund të aplikojnë për grante të ndara në tri kategori: Projekte të vogla partneriteti (deri në 12 mijë euro), projekte partneriteti të mesëm (deri në 32 mijë euro), projekte të mëdha partneriteti (deri në 60 mijë euro).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve në këtë thirrje, në të cilën mund të marrin pjesë edhe operatorët maqedonas, është 31 mars 2024, ora 23:59 përmes ueb-faqes së Evropës Performuese në https://performeurope.eu/.
Partnerët aplikantët mund t’i gjejnë përmes mjetit të kërkimit të partnerëve në faqen e internetit të Evropës Performuese https://performeurope.eu/login/.