Është hapur Thirrja për subjektet kulturore paneuropiane (në kuadër të kësaj thirrje, orkestra) në kuadër të programit “Europa kreative – nënprogrami Kultura”, me afat për dorëzimin e propozime-projekteve deri më 31 janar 2024 (deri në orën 17: 00 sipas kohës së Europës së mesme)

од admin_kult

Thirrja mbështet propozim-projekte të paraqitura nga subjekte kulturore, institucione ose orkestra për të ofruar trajnime, zhvillim profesional dhe mundësi për performim nga muzikantë të rinj me potencial të madh.

Prioritetet konkrete

  • Artistët dhe profesionistët e kulturës: përforcimi i sektorëve kulturorë dhe kreativ. Projektet duhet të synojnë promovimin e kornizave të barabarta, gjithëpërfshirëse dhe të llojllojshme që mbështesin karrierën e artistëve në rritje dhe profesionistëve kreativ të kulturës. Propozim- projektet duhet të përfshijnë mënyra efektive për të siguruar dhe promovuar kushte më të mira pune dhe shpërblim më të drejtë, zhvillimin e aftësive dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe lirinë artistike. Për këtë, aplikuesve u rekomandohet të konsultojnë raportin e BE-së mbi “Statusin dhe kushtet e punës së artistëve dhe profesionistëve kreativ të kulturës”.
  • Kultura për njerëzit: përforcimi i pjesëmarrjes kulturore dhe roli i kulturës në shoqëri. Me këtë prioritet, aplikuesit duhet të propozojnë aktivitete specifike për ngritjen e kapaciteteve të sektorëve kulturorë dhe kreativ për të përmirësuar pjesëmarrjen në kulturë, si dhe angazhimin dhe zhvillimin e audiencës që ndihmojnë në promovimin e qytetarisë, vlerave dhe demokracisë. Propozim-projektet duhet të marrin parasysh aspektet e dobishme të kulturës për shëndetin dhe mirëqenien, veçanërisht shëndetin mendor.
  • Kultura për partneritete bashkëkreative: të propozohen aktivitete specifike për ndërtimin e kapaciteteve të orkestrave dhe talenteve të rinj europianë, për t’u bërë më aktivë jashtë kufijve të BE-së, në vendet-anëtare të programit të Europës kreative dhe më gjerë kurse do të kontribuojë në ndërtimin dhe edukimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Këto aktivitete duhet të kontribuojnë në zhvillimin dhe konsolidimin e roleve të entiteteve kulturore paneuropiane si ambasadorë të Bashkimit Europian.
  • Kultura për transformim digjital: mbështetja e sektorëve kulturorë dhe kreativ europianë për të përfituar plotësisht nga teknologjitë e reja për të përmirësuar konkurrencën e tyre. Projektet e propozuara duhet të ofrojnë aktivitete konkrete për ndërtimin e kapaciteteve të orkestrave dhe talenteve të rinj europianë për pranimin kritik dhe kreativ të teknologjive të reja dhe ndryshimeve të nxitura nga transformimi digjital në pajtim me strategjinë digjitale të BE-së, që synon ta bëjë këtë transformim efektiv për sektorët kulturorë dhe për njerëzit.

Aktivitetet e kualifikuara

  • Kombinim i përshtatshëm i trajnimeve, programeve të mentorimit, trajnimeve profesionale ose këshillave për profesionistët e muzikës.
  • Kombinim i përshtatshëm i punëtorive, ngjarjeve, koncerteve, shkëmbimeve, bashkëproduksioneve, aktiviteteve online dhe ofline me qëllim që ta afrojnë botën e orkestrës me audiencë të llojllojshme, veçanërisht me të rinjtë. Fija e përbashkët e këtyre aktiviteteve duhet të jetë pjesëmarrja dhe mbështetja e muzikantëve të rinj, jashtëzakonisht të talentuar në fushën e veprimtarisë orkestrale.

Në këtë kuptim, projektet duhet të zhvillojnë dhe të paraqesin qasje rigoroze, transparente dhe gjithëpërfshirëse për rekrutimin dhe trajnimin e muzikantëve të rinj të talentuar. Aktivitete të tilla kryhen në mënyrë komplementare dhe në koordinim me nismat dhe veprimet e Komisionit Europian, siç janë: “Kultura lëviz Europën”, “Muzika lëviz Europën”, “Platforma europiane për promovimin e artistëve në ngritje” dhe “Rrjeti europian i kulturës dhe organizatat kreative“.

Ndikimi i pritur

Për thirrjen për periudhën 2024-2027 është paraparë buxhet prej 7.200.000 euro, nëpërmjet të cilit do të mbështeten 3-5 projekte.

Këto projekte duhet të zhvillojnë karrierën e muzikantëve të rinj nga të paktën 20 vende pjesëmarrëse në programin “Evropa kreative”, të kultivojë llojllojshmërinë e kulturave dhe zhanreve muzikore evropiane, të nxis pjesëmarrjen dhe qasjen e audiencës së re në kulturë, duke u mundësuar atyre të përjetojnë muzikën orkestrale nga dora e parë, duke punuar në formate tradicionale dhe të reja, midis përsosmërisë artistike dhe angazhimit shoqëror.

Projektet duhet të ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve për përforcimin e rolit të orkestrave dhe artistëve si promotorë dhe ambasadorë të vlerave të Bashkimit Europian. Komisioni vlerësues, përveç vlerësimit të projekteve në pajtim me kriteret e thirrjes, do të sigurojë që gjatë përzgjedhjes të respektohet baraspesha gjeografike dhe zhanret muzikore.

Aplikuesit e kualifikuar

Propozim-projekti/aplikacioni dorëzohet nga një organizatë, person juridik (privat dhe publik) i regjistruar në vend pjesëmarrës në programin “Europa kreative”.

Kohëzgjatja e projekteve të propozuara është katër vjet kurse granti maksimal i dhënë nga BE-ja është 2.400.000 euro përkatësisht deri në 40% të buxhetit të projektit.

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike, nëpërmjet portalit “Funding&tenders opportunity”, ku mund të gjeni më shumë informacion për këtë thirrje

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/crea-cult-2024-pece?programmePeriod=2021%20-%202027&frameworkProgramme=43251814&callIdentifier=CREA-CULT-2024-PECE

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе