Muzeu Arkeologjik me ekspozitën ekskluzive “Thrakia e Argjendtë”

од admin_kult

Në Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup nesër më 14 nëntor do të hapet ekspozita ekskluzive “Thrakia e Argjendtë”, e cila është prezantimi i parë i plotë i kulturës thrake në vendin tonë.

Në frymën e vlerave evropiane dhe forcimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ekspozita është rezultat i bashkëpunimit të lartë profesional ndërmjet Muzeut Arkeologjik Maqedonas dhe Institutit Nacional Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje dhe do të hapet nga zyrtarë të lartë shtetërorë nga të dy vendet.

Ekspozitën me fjalën e saj përshëndetëse do ta hapin Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila është organizatore e ekspozitës, dhe kryetarët e parlamentit të Maqedonisë dhe atij bullgar, Talat Xhaferi dhe Rosen Dimitrov Zhellazkov dhe ministri i Kulturës Krastju Krastev, si dhe drejtorët e dy institucioneve muzeore organizatore të ekspozitës, Sllavica Babamova dhe Hristo Popov.

Ekspozita “Thrakia e Veriut”, e cila mbështetet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Bullgarisë, përveç objekteve ekskluzive arkeologjike nga Instituti Nacional Arkeologjik me muze pranë Akademisë Nacionale të Shkencave në Sofja përmban gjithashtu gjetje nga 17 muzetë historikë dhe rajonalë në Bullgari.

Ekspozita, e cila përmban edhe argjendin thrak, e njohur në botën arkeologjike për veçantinë dhe mjeshtërinë e saj të jashtëzakonshme artistike, deri më tani është prezantuar në disa qendra muzeale në Evropë dhe botë, e cila është ekspozuar në Shkup, përfaqëson prezantim kompleks dhe të gjerë të gjetjeve të cilat përfaqësojnë kulturën dhe qytetërimin thrak.

Prezantimi i ekspozitës “Thrakia e Veriut” në Shkup është vazhdimësi e bashkëpunimit disa vjeçar në mes të Institutit Nacional Arkeologjik me muze pranë Akademisë Nacionale të Shkencave dhe Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe realizohet pas prezantimit të shkëlqyer të ekspozitës “105 vjet Trebenishte”, e cila u hap së fundmi në Sofje, Bullgari.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе