Kostadinovska-Stojçevska në takimin me kolegun bullgar Krastev: Bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve po forcohet dhe po merr rëndësi rajonale

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot në margjinat e Konferencës së 42-të të Përgjithshme të UNESCO-s, që po mbahet në Paris, ka takuar homologun e saj bullgar, ministrin e kulturës Krastuj Krastev.

Në një atmosferë miqësore u diskutua për bashkëpunimin tradicionalisht të mirë dhe të vazhdueshëm mes dy vendeve, i cili dallohet nga shkëmbimi i numri të madh projektesh dhe aktivitetesh. Bashkëbiseduesit u pajtuan se kultura është urë e miqësisë mes dy vendeve dhe në këtë drejtim bashkëpunimi duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Në takim u theksua se takimet bilaterale në nivel ministror flasin për cilësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe realizimin e ngjarjeve madhore me rëndësi rajonale, siç është ekspozita për jubileun e lokalitetit të Trebenishtës, e cila zgjoi interesim të madh te publikun bullgar, si dhe “Trakia e Argjendtë”, e cila do të hapet javën e ardhshme në Muzeun Arkeologjik në Shkup.

U theksua edhe bashkëpunimi i institucioneve nga të dy vendet, si dhe shkëmbimi i projekteve të Operës dhe Baletit Nacional dhe Teatrit të Velesit me institucionet përkatëse në Bullgari.

U diskutua edhe për komunikimin e mirë që kanë qendrat kulturore dhe informative në Sofje dhe Shkup, si dhe për idetë për promovim më intensiv të kulturës maqedonase dhe bullgare, duke pasur parasysh se këtë vit shënohet 20 vjetori i KQI-së maqedonase në Sofje.

Kostadinovska-Stojçevska dhe Krastev diskutuan edhe për aktivitetet lidhur me proceset e UNESCO-s dhe mundësitë e ardhshme për bashkëpunim në kuadër të iniciativave të Organizatës. U shqyrtuan gjithashtu mundësitë për mbështetje teknike në proceset në fushën e kulturës për realizimin e projekteve në rrugën e integrimit evropian të vendit tonë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе