“Skulptura arkitekturore maqedonase” titullohet ekspozita me fotografi të Erina Bogoevas, e cila u hap mbrëmë në Galerinë 2 në Qendrën Kulturore Rinore.
Arkitektura monumentale është e pranishme jo vetëm në kryeqytet por edhe në të gjithë vendin dhe rrallëherë ka qenë objekt hulumtimi, fotografimi dhe prezantimi. Nëpërmjet fotografive, Erina Bogoeva tregon këtë arkitekturë në skulpturalitetin e saj të plotë, tërësisht e nxjerrë nga konteksti kohor dhe hapësinor.
Ekspozita është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Kulturore Rinore dhe është në shitje.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 15 tetor 2023.