Me filmin maqedonas “Amvisëri për fillestarët” të Goran Stollevskit, nesër mbrëma në Manastir fillon edicioni i 44-të i Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”. Në hapjen e festivalit do të ketë fjalim edhe ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Në periudhën prej 23 deri më 29 shtator do të transmetohen 79 filma, ndërsa nga jashtë do të vijnë 350 mysafirë për të cilët është përgatitur program shtesë, i cili përfshin punëtori, ekspozita, kabare dhe shumë shoqëri në Manastir.
Drejtori i Festivalit, Simeon Moni Damevski, në konferencë për shtyp njoftoi se gjatë festivalit në Manastir do të organizohen disa ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme shoqërore.
– Më 24 shtator, pas hapjes së Festivalit, do të organizojmë tryezë të rrumbullakët në të cilën do të marrin pjesë kinematograf të rëndësishme nga Australia, Polonia dhe vende të tjera, motivi kryesor i së cilës është inkurajimi i grave në Maqedoni për kinematografi. Ngjarja e dytë shoqërore është konferenca ballkanike e kinematografëve që do të promovojnë dokumentin “Manifesti Manaki”. Qëllimi është që kinematografët ballkanik të përgatisin proklamatë që do t’i dërgohet organizatës botërore IMAGO dhe që do të përmbajë kërkesa për përmirësimin e kushteve të punës së kinematografëve në botë. Ngjarja e tretë lidhet me memorandumin që do të nënshkruhet nga të gjithë kinematografët, me qëllim zgjerimin e rrjetit të kinemasë në Maqedoni dhe kthimin e audiencës në kinema. Në FNKF “Vëllezërit Manaki” do të promovojmë edhe projektin “Manastiri qyteti i ambasadorëve”, që nënkupton mbajtjen e “Mbrëmjeve të kulturës”, të cilat këtë vit do ta organizojnë ambasadat e Gjermanisë, Italisë dhe Francës – theksoi Damevski.
– Programi shtesë do ta lidhë festivalin me vetëqeverisjen lokale, me sektorin civil dhe me komunitetin e biznesit. Në këtë mënyrë sigurohet bashkëpunim ndër-sektorial me program ndër-disiplinor – tha Maja Angellovska, koordinatore e off-programit të festivalit.