Në sallën e ekspozitës së IN Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” – Kumanovë nesër (15 shtator) në mbrëmje me fillim nga ora 19:30 do të hapet ekspozita dyvjeçare “Skulpturat e kohës së re 2023”.
Ekspozita përmban 17 skulptura nga produksioni i fundit i skulptorëve akademikë maqedonas të disa gjeneratave. Ekspozita “Skulpturat e kohës së re 2023” prezanton vepra të autorëve: Predrag Janevski-Drashko, Harallampie Mançev-Hari, Angel Korunovski, Sonja Popovska-Trajkovska, Andrej Mitevski, Aleksandar Janev, Ilço Stojanovski-Ilko, Emilia dhe Stojce Tocinovski, Goran Gjorev, Pero Kovantsaliev, Maja Taneva, Filip Pereski, Sinisha Noveski, Maja Raleva-Milladinovski, Marjan Stojanoski, Metodi Iskov dhe Emill Solleski.
Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe do të qëndrojë deri më 26 shtator.